Ministrja e Integrimeve Evropiane në Republikën e Kosovës, Dhurata Hoxha, e ka quajtur si një lajm të mirë, vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Hoxha ka thënë se votimi i sotëm është një mirënjohje për punën që është bërë për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave dhe dëshmi se qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin të lirë.
“Pas kërkesës së Komisionit LIBE për Grupet parlamentare të Parlamentit Evropian, sot hyri në rend dite dhe u votua për liberalizimin e vizave. Ky është një lajm i mirë për qytetarët tanë, për lëvizjen e lirë, për të ardhmen e rinisë tonë. Institucionet tona, të nivelit qendror dhe lokal, me përkushtim kanë realizuar të gjitha kushtet për liberalizim. Pas kësaj pune të jashtëzakonshme në të gjitha fushat dhe nivelet, ky votim i sotëm, është mirënjohje dhe dëshmi se qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë”, ka shkruar ministrja Hoxha në profilin e saj në Facebook.
Ajo thotë se pas këtij vendimi të Parlamentit Evropian qytetarët janë shumë afër liberalizimit të vizave.
“Sot, Kosova dhe qytetarët e saj, morën edhe mirënjohjen për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. Kemi theksuar se mirëqenia e qytetarëve është dhe mbetet prioritet yni. Qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë, që tashmë jemi vetëm një hap larg. Falënderoj raportuesit për Kosovën dhe Grupet parlamentare në Parlamentin Evropian, si dhe euro deputetët që patën mirëkuptim për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, angazhimin permanent që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më parë. Shpreh respekt të thellë dhe të sinqertë, edhe në emër të qytetarëve të Kosovës për zonjën Fajon për gjithë çka ka bërë për këtë proces tejet të rëndësishëm”, ka përfunduar Hoxha.
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...