Ministrat serbë nuk shkojnë në mbledhjen e Qeverisë ku u votua transformimi i FSK-së në ushtri

12:03 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Tri ligjet e propozuara nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, për shndërrim të FSK-së në ushtri të Kosovës janë miratuar në Qeverinë e Kosovës pa asnjë votë kundër.
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

Mirëpo, siç edhe deri më tani dihet qëndrimi kundër i pakicës serbe ndaj formimit të ushtrisë, edhe tre ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, kanë munguar në këtë mbledhje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme