Xherdan Shaqiri nuk është i shqetësuar me mungesën e tij në fushë te Liverpooli deri tani.
Shaqiri iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit nga Stoke City për 13 milionë funta këtë verë, menjëherë pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Ish anësori kosovar i Bayern Munichut thotë se nuk është i shqetësuar me mundësitë e tij të limituara nën udhëheqjen e Kloppit, por shton se pret t’i ipet më shumë kohë në fushë së shpejti.
“Jam shumë i relaksuar sepse ne kemi shumë ndeshje dhe çdo lojtar mendoj do të ketë mjaftueshëm për të luajtur”, ka thënë Shaqiri para fillimit të Ligës së Kampionëve dhe Kupës EFL.
“E njihja trajnerin edhe më parë”, ka shtuar ai kur është pyetur nëse e ka befasuar diçka atë me arritjen në Anfield. “Këtë futboll e dija edhe më parë, prandaj nuk ishte befasi për mua. Sigurisht, është një dallim i madh nga Stoke në Liverpool. Liverpooli është një skuadër shumë shumë e madhe”
“Por, unë e di se si është të jesh në një skuadër të madhe sepse kam luajtur në Bayern Munich dhe në Inter. Prandaj për mua, unë e di se si është”
Shaqiri është i fokusuar në takimin e ardhshëm të Liverpoolit në Wembley ndaj Tottenhamit që zhvillohet këtë vikend./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën