Google ADS

Puntorët e Postës protestojnë për vonesë të pagave, sindikalistët kërcënojn Qeverinë për protesta masovike

11:28 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Punëtorët e Postës së Kosovës kanë protestuar për shkak të vonesës së pagave dhe mos kryerjen e obligimeve nga Qeveria.

Kryetari i sindikates se post telekomit Naser Gashi ka thënë se nëse Posta do të punontë jashtë ligjit duke e shkelur atë përse KEDS-I dhe kompanitë e ujësjellësit dorëzojnë fatura jo përmes postës.

“Ne kryejmë shërbime në gjithë Kosovën dhe kemi një tarifë 0.40 cent. Ndërsa neve këtë tarifë nuk po na e paguajnë. Ne nuk po bëjmë jashtligjshëm asgjë.Ata jane te obliguar përmes neve t’i dërgpjnë faturat. Ata e shkelin ligjin. Po ashtu Posta e Serbisë operon jashtligjshëm në Kosovë ku merr një pjesë të tregut të Kosovës dhe me këtë nuk merret askush. Ne nuk duam asgjë më shumë pos të rimbursohen shërbimet tona universale. Qeveria duhet t’I mundësoj postës të marrë të gjitha shërbimet që i ka çdo dnërmarrje që operon në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Ai ka thënë se punëtorët duan pagat që si kanë marrë ende.

Etrit Hoti kryetar i sindikatës së puëntorëve ka thënë se Posta e Kosovës kërkon nga Qeveria të përmbush obligimin ligjor që ka ndaj tyre.

“I kemi ofruar si organizatë zgjidhje se si mundet posta të ofroj siguri për zgjidhje. E kemi potencuar që Kosova dhe Posta duhet të bëhet Postbank, të marr fund maltretimi i qytetarëve me kamata të larta. Në Kosovë ne kemi dhënë shumë dhe është e padrejt që fëmijët tanë të qëndrojnë në këtë situatë të pazgjidhur. Ne presim nga kryeministri të nap res në na jep zgjidhje. Duam skemat pensionale, postbankën, dhe të gjitha shërbimet”, ka thënë ai.

Kryetari i kryesor i sindikates se Telekomit Lami Bali ka thënë se po mundohet të shkatërrohet posta që të favorizohen kompanitë private.

“Po mundohen të ngriten bankat e ndërmarrjet tjera që po I rrjepin qytetarët. Mos en shkatrroni postën për ngritje të ndërmarrjeve private”, ka thënë ai.

Kryetari i BSPK-së Avni Haliti ka thënë se kërkesat e punëtorëve duhet të ralizohen.
“Qeveria obligimet e saj ndaj punëtorëve nuk po i kryen. Pa punëtor nuk ka ekonomi, as zhvillim as vende të punës. Apelojmë tek Qeveria sa më parë pagat dhe kërkesat e punëtorëve të realizohen”, ka theksuar ai.

Kryehtari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka kërkuar nga Qeveria të veprojë.

“Këto protesta mund të shndërrohen në masovike nga 15 sindikata që ka BSPK. Mësuesit ju përkrahin, ne jemi me ju”, ka thënë ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/244174149634134/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme