Krasniqi: Të bëhemi bashkë ta harmonizojmë rezolutën e PSD-së për dialogun, të dalim nga ky bllokim

10:54 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi në seancë  ka thënë se java e kaluar ka kaluar me tentim të seancave të jashtëzakonshme.

“Opozita nuk morri pjesë fare në seancen që e kemi thirrur dhe ne kemi propozu opozitës të bëhemi bashkë dhe të hartojmë një rezolutë të përbashkët. Ne e dimë se me Kushtetutë edhe integriteti janë të pa cenushëm dhe ne do të jemi të gatshëm”, ka theksuar ai, raporton Arbresh.info.

Krasniqi tutje tha se duhet larguar interest politike.

“Duhet të shohen interesat e Kosovës sepse ne do të vazhdojmë të jemi shumë të dobët në dialog më këto ndasi. Në këtë seancë është pika e 6 ku diskutohet për dialog dhe ju ftoj që sot së bashku ta harmonizojmë rezoluten e PSD-së dhe të dalim nga ky bllokim”, ka theksuar ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1005233566329924/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme