Google ADS

Hoti: LDK nuk do të merr pjesë në seancë pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme

10:44 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtohen 40 pika ka filluar me kundërshtime nga ana e partive Opozitare.

Avdullah Hoti në emër të LDKS-së ka thënë se Opozita ka kërkuar një senacë të jashtëzakonshme.

“Kërkesa jonë ka qenë që të flasim për kufijtë në një seancë të jashtëzakonshme. Përmes asaj rezolute do të ndalonim Presidentin Thaçi. Ne vlerësojmë që ato çka po bënë Presidenti janë kundër Kushtetutës dhe ju ftoj kryetar që të kemi seancën e jashtëzakonshme sepse nuk është në rregull të mbahet një seancë tjetër kur se kemi përfunduar ende seancën e jashtëzakonshme. Ne nuk do të marrin pjesë në këtë seancë pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme”, ka thënë ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1005233566329924/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme