Se si e sheh Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan pas një shekulli e më shumë të shtetit shqiptar, shkrimtari i madh Ismail Kadare në një intervistë për “Presheva Jonë” është shprehur i kënaqur, duke pohuar se “kombi ynë në përgithësi ka arritur shumë suksese, sidomos decenive të fundit, në çdo sferë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset tjera të ballkanit.
Lirisht mund të themi se shqiptarët sot në Ballkan janë bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon Por, kjo nuk do të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë, bashkë me përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Krahinën e Preshevës”.
Ai për Luginën e Preshevësi shprehu shqetësim, për situatën në këto vise shqiptare, të cilët me vite të tëra para syve te Evropës janë bërë viktimë e diskriminimit sistematik nga shteti serb.
Copëtimi i Kosovës, këmbimi i territoreve, ridefinimi apo “korrigjimi” i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë… etj, të gjitha këto propozime dhe hipoteza, për shkrimtarin, Ismail Kadare nuk janë të panjohura, por ai, më shumë se ide, i quan spekulime dhe lojë me zjarrin për destabilizimin e rajonit.
Ismail Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve, të cilat sipas shkrimtarit të njohur, janë “gjëra jo vetëm të ndjeshme në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit”.
Duke mos dashur të hyjë në të tilla maskarallëqe, pazare, siç shprehet Kadare, me propozimet rreth ndarjes së Kosovës, ai është shprehur kategorikisht kundër ndarjes, që sipas tij, “gjithsesi duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit te Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptarët dhe serbët – dialog e marrëveshje në Bruksel – por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës! Askush s’ka të drejtë, Serbia jo e jo, të cenojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Reciprocitet mes Veriut dhe Luginës së Preshevës, meqë këta te fundit nuk janë rehat”.
Më pas, duke komentuar situatën e nxehtë në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare.
Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, si viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…” – thekson shkrimtari i madh në deklaratën për “Presheva Jonë”.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?