Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e tij afatgjate dhe ai ka pranuar se shpreson që të rikthehet te Barcelona.
47-vjeçari është një ikonë e klubit në Camp Nou, pasi reprezentoi gjigantin katalunas si një lojtar ashtu edhe si një trajner i suksesshëm, transmeton portali arbresh.info.
Pasi fitoi gjashtë tituj në La Liga dhe një kupë evropiane ndër trofetë e tjerë madhështor gjatë kohës së tij si lojtar, ai vazhdoi tutje duke siguruar tre tituj në ligë dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve si trajner së bashku me shumë çmime të tjera.
Guardiola ka bërë që të vlerësohet si njëri nga top trajnerët e të gjitha kohërave, pasi ai gjithashtu ka shijuar sukses në Bayern Munich dhe Manchester City, por tani ai ka zbuluar se shpreson të kthehet në të ardhmen aty ku filloi gjithçka me menaxhimin e skuadrës të të rinjve të Barcelonës.
“Do ta përfundoj aty ku kam filluar, hapet e mi të fundit do të jenë në një skuadër të të rinjve. Shpresoj të jetë Barcelona”, citohet të ketë thënë Guardiola për ‘Goal’.
Pas krijimit të një super skuadre në Etihad që fitoi titullin në Premierë Ligë dhe Kupë të Ligës, koha do të tregoj se sa larg është kjo, por një gjë është e sigurt se strategu spanjoll do të vazhdoj të ketë në shënjestër edhe disa tituj të tjerë në Angli./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?