Google ADS

Haziri kërkon që Rezoluta për Luginën e Preshevës të mos dërgohet në Kuvend

09:19 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini tha se pritet të ndodhin zhvillime të mëdha në Kosovë.

Ai tha se nuk është mirë që në Kuvendin e Kosovës të dërgohet dhe një rezolutë e katërt, duke aluduar në Rezolutën për Luginën e Preshevës, pasi sipas tij do të mund të krijonte përçarje në Kuvend, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka pritet të ndodh. Në vitin 2013 kur e kam sponzoru me një grup të deputetëve rezolutën e Kuvendit për të drejta politike shqiptarë e Preshevës dhe Bujanovcit, atëherë presidenti apo kryeministri i atëhershëm ka kërkuar nga LDK-ja të distancohen, por ja që tash është me një proces krejt tjetër dhe për çudi të tjerët po kërkojnë që të distancohen dhe pse po frikohen nga mundësia e korrigjimit të kufirit që çon drejt realizimit të drejtave të shqiptarëve në lindjen e Kosovës. Një rezolutë e tillë nuk është e mirë që të sillet në kuvend, sepse e përçan Kuvendin prapë. E kemi një rezolutë të 2013 të miratuar në Kuvend. Tutje janë dy rezoluta në pritje që për shkak të veprimeve politike nuk kanë kuorum. Nuk kisha thënë që të dërgohej një rezolutë e re në Kuvend pasi do të krijonte përçarje”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme