Google ADS

Departamenti Amerikan i Shtetit shpreson për referendum të suksesshëm në Maqedoni

08:52 | 13 Shtator 2018
V. S.

Në prag të vizitës së sotme ndihmës-sekretarit shtetëror për Evropën dhe Euroazi, Wess Mitchell në Maqedoni, Departamenti Amerikan i Shtetit shfaqi shpreson për sukses në referendum dhe sërish e përmendi rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës.

Në një deklaratë për AIM, zëdhënësi theksoi se Departamenti i Shtetit theksoi se zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë do të mundësojë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s si Maqedonia Veriore.

“Kjo do ta lehtësojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, me çka do të kenë dobi dy vendet, e ajo është përforcimi i sigurisë rajonale dhe nxitja e zhvillimeve”, thonë nga DASH.

Më tej, nga Departamenti i Shtetit edhe një herë përsëritën se e mbështesin Marrëveshjen e Prespës dhe e vlerësojnë lartë vizionin e shprehur, inkurajimin dhe këmbënguljen e kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Përndryshe, nga Shkupi Mithcell largohet për udhëtim në Athinë, ndërsa para se të udhëtojë në Maqedoni ishte për vizitë në Tbilisi, Gjeorgji./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme