Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale “Postieri” kanë bërë të ditur se pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.
Kërkesat e punëtorëve të postës janë që Qeveria të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.
Po ashtu Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).
Si dhe kërkesa e fundit e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...