Kungulli, perimja e shkëlqyer e vjeshtës që duhet ta përdorni çdo ditë

07:04 | 13 Shtator 2018
Arbresh.info

Kungulli është një perime me super veti ushqyese, ndër të parët që u eksportuan pas zbulimit të Amerikës. I pasur me proteina, fibra, kalcium, hekur, kalium, fosfor, vitamina A, B1, B2 dhe C,etj, ai është ndër produktet më dobiprure për organizmin, kështu që mos ngurroni ta blini dhe përdorni.

Living ju njeh më poshtë me të gjitha arsyet pse duhet të hani super ushqimin e vjeshtës.

1.JU NDIHMON TË BINI NGA PESHA: Kungulli përmban shumë pak kalori dhe karbohidrate, prandaj nuk ka asnjë arsye përse nuk duhet ta përfshini në dietën ushqimore. Kjo perime ju mban gjithashtu të ngopur për një kohë të gjatë falë sasisë së lartë të fibrave që përmban, kështu nuk do të keni dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira.

2.RIGJENERON LËKURËN: Kungulli, bashkë me perime si karota dhe patatet e ëmbla, përmbajnë nivele të larta të betakarotenit dhe karotenoidit, që janë përgjegjës për ngjyrën portokalli. Këto dy elemente konvertohen në vitaminë A brenda trupit, që është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për lëkurën, e ndihmon t’u rezistojë dëmtimeve dhe pengon dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira.

3.PËRMIRËSON SHIKIMIN: Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë por, a vlen e njëjta gjë edhe për kungullin?
Kungulli është i pasur me betakaroten, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandaloni sëmundjet degjenerative e syve. Kështu përmirësohet shëndeti i syve dhe ngadalësohet rënia e funksionit retina që mund të shkaktojë verbim.

4. FORCON SISTEMIN IMUNITAR: Falë vitaminës A dhe C, kungulli mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar. Kungulli është i pasur me një formë të vitaminës E, e quajtur gamma-tocopherol, që mund të ulë inflamacionin dhe ofron mbrojtje kundër llojeve të ndryshme të kancerit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme