Google ADS

“Diplomacia e petullave”, Putin dhe Xi gatuajnë dhe pinë vodka

01:17 | 13 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Në një klimë tepër miqësore dhe të shoqëruar me “buzëqeshje bilaterale”, Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jiping, kanë bashkuar forcat dhe kanë treguar aftësitë e tyre të gatimit.

Putin ftoi Xi që të provonte një pjatë tradicionale ruse teksa ai vizitoi qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ku po zhvillohet një forum ekonomik ndërkombëtar.

Ata të dy “garuan” duke gatuar secili petulla ruse të quajtura “blin”, që i shoqëruan me havjar, përqafim miqësor dhe vodka.

Putin dhe Xi gatuan teksa morën një pushim të shkurtër nga bisedimet, me Presidentin e Kinës, që tregoi se është një zanatçi i kujdesshëm me ushqimin, pasi i dha forma të rrumbullakët petullave, ndryshe nga homologu i tij rus.

Të dy udhëheqësit pastaj konsumuan gatimet e tyre, ndërsa para kishin një shishe vodka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme