Bëhet publike foto e Marjo Metushajt, i riu që është zhdukur në Vlorë më 16 qershor të vitit 2017.
“Marjo Metushaj, i zhdukur më 16 qershor të vitit 2017. Ka punuar si skafist, nuk është paguar për 7 rrugët që ka bërë. Shuma që i takonte është 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn”, tha Artan Hoxha.
Marjo Metushaj, është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur. Në qytetin e Vlorës janë zhdukur disa persona, mes tyre Albano Xhaferri e Ervis Troqe.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...