Një studim i paraqitur në një konferencë Europiane të Kardiologjisë në Mynih, zbuloi se rrudhat e shumta në ballë janë prova treguese se vuajmë nga një sëmundje e rëndë.
Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.
Ata thanë se rrudhat mund të lidhen me arteriosklerozën, ngurtësimin e arterieve për shkak të krijimit të pllakave. Arterioskleroza është një kontribues i madh për sulme në zemër dhe probleme të tjera kardiovaskulare.
Ndryshimet në proteinën e kolagjenit, e cila i jep strukturë flokëve, lëkurës dhe thonjve dhe stresi oksidativ duket se luan një rol si në aterosklerozë, ashtu edhe në rrudha.
Studimi sugjeroi se enët e vogla të gjakut në ballë mund të jenë më të ndjeshme ndaj krijimit të pllakës që do të thotë se rrudhat mund të jenë shenjë e plakjes së enëve.
Autorët zbuluan se njerëzit me rrudha kishin një rrezik vdekjeje pak më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare, sesa njerëzit pa rrudha.
Studimet e mëparshme kanë analizuar shenja të ndryshme të dukshme të plakjes për të parë nëse ato paralajmërojnë sëmundje kardiovaskulare, ku është zbuluar një lidhje me rënies së flokëve te meshkujt, rrudhave të llapës së veshit dhe rrezikut të lartë të sëmundjes së zemrës.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara