Google ADS

Çfarë ndodh me trupin nëse pini tre gota qumësht në ditë

21:34 | 12 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Një studim i fundit ka befasuar në lidhje me pirjen e qumështit.

Studimi i fundit ka ardhur në përfundim se pirja e qumështit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit nga Universiteti McMaster në Kanada kanë hulumtuar mënyrën dietike të 130 mijë të të rriturve nga 21 vende të ndryshme të botës, për nëntë vjet.

Ata kanë gjetur se ata që konsumonin qumësht, kishin një normë më të ulët të vdekshmërisë dhe ishin më pak të prekur nga sëmundjet e zemrës.

Studimi thekson se konsumimi i produkteve të qumështit korrespondon me një filxhan të plotë të qumështit.

Profesori Mahshid Dehghan, udhëheqës i studimit tha: “Konsumi i qumështit mund të jetë përfundimisht i dobishëm.”

Deri me tani, zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë që të konsumohen dy deri në katër shërbime të qumshtit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme