Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, në Rubikon të KTV-së i bëri thirrje publike Lidhjes Demokratike që ta thërrasë opozitën në një takim, duke qenë partia më e madhe opozitare.
Ai tha se është opsion që takimi të bëhet në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për shkak te gjendjes shëndetësore.
“Të shkojmë në shtëpinë e Isa Mustafës për shkak të gjendjes shëndetësore, le të vjen edhe Albin Kurti apo kushdo nëse nuk do ai me ardh, vi unë, ta bëjmë një rezolutë opozitare dhe të shohim se si mund ta rrëzojmë këtë qeveri”, ka thënë Ahmeti.
Ai madje foli edhe për seancat ku pozitë e opozitë dështuan t’i mbajnë, për çka bëri të ditur se kishin biseda të vazhdueshme me Nismën, e cila pajtohej që t’ua bënte numrat për seancë./KTV/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë