Google ADS

Dëbohet familja shqiptare pas 12 vjetësh qendrimi në Gjermani

21:21 | 12 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Një familje nga Gjilani pas qëndrimit 12 vjeçar në Gjermani është dëbuar sot në ora 3 të mëngjesit.

Familja Kryeziu, pesë anëtarësh është dëbuar me dhunë, edhe pse 12 vjet që ka qëndruar dhe punuar në Gjermani.

Një familjar i tyre për Indeksonline ka thënë se edhe pse familja ka qëndruar kaq gjatë në Gjermani dhe ka paguar tatimet,nuk i kanë fituar dokumentet për qëndrim në këtë shtet.

Ata pritët që sot të kthehen në Kosovë në ora 15:00.

Familja 5-anëtarësh përbëhet nga qifti bashkëshortor dhe tre fëmijët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme