Franca së shpejti me trena pa shoferë

21:17 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Kompania shtetërore franceze SNCF ka thënë se dëshiron të fusë në hekurudhat e vendit trenat pa ngasës deri në vitin 2023.

Qëllimi fillestar është të kenë një prototip autonom të trenave gati në pesë vite për përdorim në udhëtimet e ngadalta rajonale dhe transport mallrash, transmeton portali arbresh.info.

Deri në vitin 2025 SNCF shpreson të ketë trena vetë-lëvizës në rrugë të rregullta.

“Kjo është qartë e ardhmja e trenave”, tha shefi i SNCF Guillaume Pepy në Paris të mërkurën.

SNCF tha se po investon 57 milionë euro për të zhvilluar një tren prototip që mund të përdoret në rrjetin hekurudhor ekzistues të Francës, pjesë të të cilit datojnë prej një shekulli.

Trenat pa shoferë do të zgjeronin kapacitetin hekurudhor të vendit dhe do të rrisin saktësinë, tha SNCF./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme