“Futbollistët e Juventusit nuk e donin Insignen titullar te Italia”

20:42 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, ka zbuluar një detaj interesant të ndeshjes së “play-off”-it Itali-Suedi, ku Kombëtarja italiane mbeti jashte Kupës së Botës.

Ai tha se futbollistët e Juventusit nuk e donin Lorenzo Insignen titullar.

“Nuk e di nëse lojtarët e Juves nuk e donin, por fakti është se kishte probleme me përfshirjen e Insigne në ekip”, deklaroi Tavecchio.

“Si nuk mund ta mos aktivizosh Insigne-n në Milano, përpara 20-30,000 napoletanëve, që ishin në stadium atë natë?”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme