Google ADS

Lamtumirë Chelsea, Fabregas në Serie A

16:55 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Pasi tentoi Luka Modriçin (dhe, me sa duket, do e ritentojë në janar) Interi është në kërkim të një mesfushori të nivelit të lartë, ndaj drejtori Piero Auzilio ka pikasur Cesk Fabregasin.

Lajmi është raportuar ditën e djeshme nga tabloidi britanik “Daily Express”: mesfushorit të Chelseat i skadon kontrata në qershor 2019 dhe duke nisur nga dhjetori do ketë mundësi të firmosë me një klub të ri. Në gjurmët e spanjollit, sot 31 vjeç, është prej kohësh edhe Milani.

Kuqezinjtë u paraqitën londinezëve një ofertë merkaton e mbyllur në gusht, duke kthyer vëmendjen në fund te Timue Bakajoko, i huazuar pikërisht nga Chelsea.

Fabregas është riaftësuar prej pak kohësh nga dëmtimi në gju dhe deri tani ka regjistruar vetëm një paraqitje nën drejtimin e Sarrit (në Superkupën e Anglisë, ku blutë u mposhtën nga Siti 2-0 me dopietë të Agueros): me transferimin e Jorginhos në Londër dhe qëndrimin e të pazëvendësueshmit Kante, hapësirat për “regjisorin” iberik janë thuajse të mbyllura.

Interi dhe Milani qëndrojnë gati, në përpjekje për të siguruar me parametër zero një lojtar që do shtonte nivelin e skuadrës fituese të “ankandit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme