“Nëse Koreja e Veriut bën diçka drejt denuklearizimit, ajo pret hapa reciprokë dhe jo kërkesa të pafundme për çarmatim të plotë”, tha Putin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, kanë nënshkruar gjatë takimit të tyre në qershor një marrëveshje për denuklearizimin e Gadishullit Korean, por ajo është kritikuar për mungesë detajesh.
Shumë vëzhgues po ashtu kanë thënë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.
Trump, megjithatë, e ka lavdëruar Korenë e Veriut për mosshfaqjen e raketave të saj balistike ndërkontinentale në një paradë masive ushtarake të organizuar më 9 shtator.
Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike.