Rrjeti social Instagram kohët e fundit është bërë një burim të ardhurash për shumë personazhë të famshëm, shqiptarë apo edhe të huaj. Pa komplekse edhe vetë VIP-at e pranojnë që setet e ndryshme fotografike që ata bëjnë janë në kuadër të reklamave, dhe paguhen për to.
Kështu edhe Roza Lati ka shpjeguar gjithçka se si funksionon biznesi i saj me këtë rrjet social. Vetëm një javë më parë moderatorja u vu në qendër të medieve rozë për shkak të fotove provokuese që publikoi. Shumica e gjykuan për zhveshjen e saj por kishte dhe nga ata që e mbështetën dhe përkrahën.
E ftuar në “Rudina”, Roza shpejgoi edhe historinë e një fotoje që kishte publikuar në Snapchat, me një zarf që kishte brenda 1000 euro. Ajo tregoi që zarfi ishte një pagesë nga një markë e njohur.
“Shiko mos të hap edhe këtë zarfin e të shtunës,”- tha Roza duke qeshur,- “Ajo ishte një pagesë nga një markë e njohur. Ishte pagesa e një pune një mujore. Unë bëj reklama të markave të ndryshme në fotot që postoj dhe paguhem për to. Sigurisht që shifra varion në bazë të markës apo të fotove që duhen postuar. Unë jam duke bërë lekë me këtë zhveshjen time, dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur. Në vitin 2018 po e bëjnë të gjithë këtë gjë,”- u shpreh vajza e aktores Rita Lati duke ju përgjigjur njëkohësisht edhe shumë personave që e kanë gjykuar për zhveshjet e saj.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...