Protestojnë punëtorët e IMN Kosova, kërkojnë 20 përqindëshin

13:27 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Punëtorët e “IMN Kosova” kanë protestuar para komunës së Prishtinës, duke kërkuar që t’iu paguhet 20 përqindëshi nga shitja e fabrikës.

Disa nga punëtorët kanë mbajtur një takim me zyrtarët e komunës, pasi sipas tyre aty nuk ishte kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Pas takimit Gjyle Rashiti përfaqësuese e punëtorëve tha se nga zyrtarët e komunës u është thënë që AKP duhet të bëjë marrëveshje me komunën dhe pastaj do të ndodh pagesa.

Kimete Spanca, ish punëtore ka thënë se nuk do të ndalen së protestuari deri sa të marrin atë që iu takon.

“Është hera tretë që protestojmë. Pjesa jonë e fabrikës është dhënë në 2010 nga Qeveria Thaçi i është dhënë Isa Mustafës në atë kohë si kryetar i komunës që atëherë është marrë një pjesë e rrugës që ndëryu mandej është marrë pjesa tjetër dhe është bërë shkollë. Nuk e kanë dhënë 20 përqindshëin që është dashur për punëtorët. Tani është edhe pjesa tjetër që këta duhet ta marrin përgjegjësi atë vendi . tash e katër që kemi dal nga puna nuk na është dhënë asnjë pjesë 20 përqindhshi i punëtorëve tani dhe për atë protestojmë që Shpend Ahmeti 20 përqindshin e punëtorëve ta qes në AKP dhe ata me bë shpërndarjen tek punëtorët”, u shpreh ajo.

Punëtorët e IMN Kosova kanë thënë se nuk realizohet kërkesa e tyre se do të bllokojnë rrugën dhe shkollën që është ndërtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme