Presidenti Hashim Thaci po vazhdon turin e tij në shtetet fqinje për të promovuar idenë e tij dhe të Aleksander Vuciqit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Thaci sot qëndroi në Shkup ndërsa u kujdes që kryeministrin maqeodnas, Zoran Zaev, ta siguroi se ideja e tij nuk do t’ua prek territoret Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tanë as Maqedonisë, as Shqipërinë as malin e Zi dhe asnjë vend tjetër, por do të jetë një marrëvesjhje e koordinuar në plotësi me BE’në me SHBA dhe miqtë e partnerët tanë”, ka thënë Thaci.
“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zaev në konferencën e përbashkët me Thacin.
Ndërsa presidenti Thaçi, theksoi rendësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke thënë se Kosova nuk ka asnjë cështje të hapur me Maqedoninë.
“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, president i Kosovës, i cili njëherit përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkohë që theksoi edhe rendësin e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u shpreh i prerë se një marrëveshje e tillë do të jetë shumë e vështirë.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...