Në kuadër të vizitës në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Në takim, të dy homologët diskutuan për proceset nëpër të cilat po kalojnë të dyja vendet, ndërsa temë bosht e takimit ishte dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.
Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka shtetin e vet, Kushtetutën dhe në dialon shkon për të fituar ulësen e saj në OKB, për të mos e cenuar integritetin e vet territorial dhe pa krijuar asociacion me kompetenca ekzekutive.
“Jemi duke shkuar me vendosmëri në fazën e fundit të dialogut. Rrugëtimi ynë është perëndimor. Vuçiqi nuk mund ta dëmtojë sovranitetin tonë me ardhje në Kosovë dhe asnjë deklaratë tjetër. Ajo që e dëmton aktualisht Kosovën është mungesa e unitetit. Jemi krenarë që kemi partnerë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se jemi krah me vendet që janë perëndimore“, theksoi Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se kryefjala e bashkëbisedimit në këtë takim ishte tema e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë mbështetëse e parezervë e dialogut Kosovë – Serbi, me BE-në si destinacion të të dyja shteteve.
“Dialogu është mekanizmi për të siguruar zgjidhje, për të garantuar edhe njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi. Presim që kjo zgjidhje të jetë afatgjatë dhe në interes të Kosovës e të gjithë rajonit. Duhet të konfirmojë arritjen e nje martëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, që përcakton karakterin multietnik dhe fetar. Kjo eshtë rruga e vetme për vendosje të raporteve. Mesazhi im është që forcat politike të Kosovës të jenë unike dhe të kenë unitet, sepse bëhet fjalë për sovranitetin e shtetit”, theksoi kryeparlamentari Ruçi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?