Berisha bën thirrje për unitet në Kosovë, a do ta bind LDK-në të shkojë në bisedime?

11:32 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po i pret me rend liderët politikë të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. Prijësit e koalicionit qeverisës po e provojnë që përmes Berishës të ndikojnë te opozita, që edhe më tutje s’po pranon të bëhet pjesë e dialogut. Gjatë një takimi me Kadri Veselin, Fatmir Limajn e Dardan Gashin, Berisha u kërkoi të gjitha partive që të jenë unike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë bërë sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

Takimi i parë ishte me ish kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha.

Sipas Berishës integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

ku pas takimit nga Tirana, Veseli tha se askush nuk mund ta ndajë Kosovën.

Ai njoftoi Berishën se Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha tha se dialogu dhe marrëveshja janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në tërësi.

Sipas Berishës integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

Të njëjtin mendim ndau edhe zëvendëskryeministri Limaj, i cili tha se duhet të ndërtohet grupi i unitetit, pasi që sipas tij, vetëm të bashkuar Kosova do të ecë përpara. Ai ka falënderuar ish kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë  Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme