Google ADS

Dobitë shëndetësore të farave të susamit

10:18 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Një nga farat e para që njerëzit i kanë përdorur për prodhimin e vajit janë farat e susamit. Përveç se në kuzhinë, qysh nga lashtësia përdoren edhe për mjekësinë tradicionale si preventivë dhe për shërim të sëmundjeve.

Farat e susamit janë përplot me fitonutrientë si acidet yndyrore omega-6, flavonoid fenolet, d.m.th. antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese me veçorie potencialisht antikancerogjene.

1. Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

2. Farat janë veçanërisht të pasura me acidet yndyrore mono-të-pangopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe rritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak. Hulumtimet shkencore tregojnë që ushqimi mesdhetar i cili është i pasur me acidet mono-të-pangopura ndihmon që të parandalohet sëmundja e artereve koronare dhe sulmi në zemër.

3. Farat e susamit po ashtu janë burim shumë i vlefshëm i proteinave ushqyese, d.m.th. i aminoacideve kualitative që janë të domosdoshme për rritjen, veçanërisht te fëmijët. Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).

4. Përveç kësaj, farat e susamit përmbajnë kompozime siç janë sesamoli (3, 4-metilen-dioxyphenol), sesaminol, furil-methanthiol, guajacol (2-methoxyphenol), phenylethanthiol, furaneol, vinylguacol dhe decadienal. Sesamoli dhe sesaminoli janë antioksidanë fenole. Së bashku këto kompozime përbëjnë frontin e fuqishëm kundër radikaleve të lira të dëmshme brenda trupit njerëzor.

5. Susami është i pasur me vitamina dhe minerale kualitative. Para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

6. Vetëm 100 g susam përmban 97pr qind të acidi folik , rreth 25 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçanti e rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjet.

7. Niacina është edhe një vitaminë nga grupi i kompleksit B, e cila gjendet me shumicë në susam. Rreth 4,5 mg ose 28 për qind të nevojës ditore të nivelit të niacinës do t’i gjeni në vetëm 100 g fara. Niacina ndihmon në reduktimin e kolesterolit LDL në gjak. Përveç kësaj, rrit aktivitetin e neurotransmetuesit kryesor (GABA) në tru, çka mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe neurozave.

8. Farat e susamit janë burim jashtëzakonisht i pasur i shumë mineraleve esenciale. Kalciumi, hekuri, mangan, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit.

9. Një grusht me susam ofron nivelet e rekomanduara të antikoksidantëve fenolike, mineraleve, vitaminave dhe proteinave. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme