Moti sot në Shqipëri

10:06 | 12 Shtator 2018
A. B.

Moti për ditën e merkurë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë vranësira në zonat jugperëndimore dhe verilindore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që ekstremumet të variojnë nga 11 deri në 32-33 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h në drejtimin verior, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme