Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se pret që Florence të godasë tokën në Karolinën e Veriut ose të Jugut, të enjten vonë deri të premten, si “një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme”.
Fjala është për një uragan të Kategorisë 4 me erëra maksimale prej 220 kilometra në orë. Parashikuesit e motit mendojnë se stuhia do të forcohet akoma më shumë sot ose nesër.
Një stuhi e kategorisë 4 zakonisht sjell erëra të tilla që shkatërrojnë çati dhe çrrënjosin pemë, duke sjellë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe duke bërë të pabanueshme zona të tëra për javë ose muaj.
Përveç kësaj, parashikuesit e motit presin që uragani Florence të sjellë 38 deri në 50 centimetra shi në zonat ku do të kalojë.
Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster urdhëroi një evakuim të të gjithë bregdetit të këtij shteti. Ai parashikon se rreth një milion njerëz do të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...