Është bërë tashmë si një lloj mode, zgjatja e qerpikëve apo rimodelimi i vetullave. Duke filluar nga Beyonce dhe cdo personazh I njour botëror e ka përqafuar këtë “trend”.
Me patjetër I bën sytë tuaj të duken më të medhenj dhe me jetë. Nqs ka ngelur dikush pa e marrë këtë hap duhet me patjetër të dijë me cfarë do të përballet dhe cfarë duhet të mesojë.
Cfarë është zgjatje e qerpikëve?
Janë disa qime të cilat quhen shtesa qerpikësh të përbëra nga fibra sintetike që janë bashkangjitur me një ngjitës natyral të posacëm që është i provuar nga mjekë. Zgjatimet të tilla vijnë në një sërë madhësish që variojnë nga 6mm në 18mm. Me vendosjen e duhur, ato mund t’i bëjnë sytë të duken më të mëdhenj dhe më të ngritur. Me kujdesin e duhur, këto qerpikë duhet të zgjasin deri në gjashtë javë para se të gjitha tufat e fijeve të bien.
Kur të bien shtesat a do të bien dhe qerpikët tuaj natyral?
Shtesat tuaja do të shkëputen me ciklin tuaj natyral të rritjes së flokëve, i cili zakonisht është çdo gjashtë deri në tetë javë. Rimbushjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të zgjatur jetën e qerpikëve dhe rekomandohen çdo dy deri tre javë.
Jeni gati për të lën takimin tuaj por si duhet të përgatiteni?
Nuk duhet ti keni syte e lyer me rimel dhe nuk duhet të keni përdorur një natë përpara vajra të ndryshëm për qerpikët.
Sa do të zgjasi i gjithë procesi?
Takimi i parë do të zgjasi nga 1 deri në 2 orë, varet nga gjatësia dhe dëndësia që ju keni kërkuar.
Cfarë duhet të dini pasi të mbaroni procesin?
Duhet të evitoni lotët, pra mundohuni të mos shihni filma me histori të dhimbshme. Nuk është e nevojshme të përdorni rimel pasi e mira e shtesave është që nuk keni më nevoj për to!
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...