Policia në Britaninë e Madhe ka shpëtuar tetë persona dhe arrestoi tre të dyshuar pas zbulimit të një bande moderne të skllavërisë. Më shumë se 100 oficerë kryen një operacion të madh në një shtëpi në Iver, Buckinhamshire pasi iu përgjigjën raporteve se aty mbaheshin 8 njerëz që kryenin punë të detyruar në ndërtim.
Arrestimet janë bërë nën akuzën e skllavërisë moderne. Policia e Thames Valley udhëhoqi operacionin pranë Agjencisë Kombëtare të Krimit, dhe Autoritetit të Abuzimit të Punës.
Inspektori Detektiv James Mather, që udhëhoqi operacionin, tha: “Ky operacion ka mbrojtur njerëzit e prekshëm në shoqëri dhe një numër arrestimesh janë bërë”.
Mather shtoi: ‘Shenjat e skllavërisë moderne nuk janë gjithmonë të dukshme, por ka disa që mund të vini re. Këto përfshijnë njerëz të tërhequr, të paaftë për të bërë kontakt me sy, ose që ngurrojnë të flasin me të huajt. Pamja e tyre mund të jetë e çrregullt, mund të jenë të kequshqyer, ose të shfaqin shenja të dëmtimit fizik ose psikologjik”.
Tom Dowdall, Zëvendës Drejtor i NCA, tha: “Trajtimi i kërcënimit të skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një prioritet për operacionet e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar dhe operacionet me shumë agjenci, të tilla si kyçe për përmirësimin e imazhit tonë të inteligjencës”./gsh/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...