Google ADS

Haradinaj: Nuk jam nisur për Tiranë, jam në shtëpi

00:25 | 12 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar të jetë nisur sot për në Tiranë.

Lajmin se është nisur në mënyrë urgjente për në Tiranë, Haradinaj e ka quajtur të pavërtetë.

“Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për nesër në mëngjes, në ora 07:00, Haradinaj ka thënë se e vazhdon agjendën, në zyrën e tij, me punë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme