Google ADS

Katalanët sërish në rrugë, kërkojnë ndarjen nga Spanja

20:30 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Qindra mijëra katalanë janë mbledhur në rrugë për të kërkuar pavarësi nga Spanja dhe lirimin e separatistëve të profilit të lartë.

Me sloganin zyrtar “Ta bëjmë Republikën Katalane’, protestuesit heshtën në orën 17:14 që i bie 1714, viti kur Barcelona ra në Luftën Spanjolle, transmeton portali arbresh.info.

Në një mur simbolik gjigant, protestuesit rrëzuan imazhin e një mbreti të kartave, në një refuzim të dukshëm të monarkisë spanjolle.

Policia lokale e Barcelonës ka vlerësuar se rreth një milion protestues morën pjesë.

Marshimi në pushimet tradicionale të 11 shtatorit në Katalonjë e quajtur “La Diada” ka tërhequr po aq turma të mëdha të mbështetësve të ndarjes në vitet e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme