Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë bashkëshorten dhe anëtarët e kabinetit qeveritar janë parë në shesh për të nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit në Amerikë.
Ata kanë ndezur qirinjtë në shenjë bashkëdhembje me Amerikën për atentatin e kryer me 11 shtator të 2001-ës.
Në shesh janë parë edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët kanë dalë për tu solidarizuar me viktimat e këtij sulmi.
Ndryshe, sot në mbledhje, Qeveria unanimisht ka miratuar Propozim-vendimin për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e Qeverisë në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në SHBA, memorial i cili sipas kryeministrit Ramush Haradinaj është dëshmi e luftës kundër terrorizmit.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...