Një person është gjetur i vdekur mbi Kalanë e Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, teksa e ka konfirmuar këtë rast për Insajderi, ka thënë se viktima është i moshës 40 apo 45 vjecare, dhe se trupi i pajetë i tij është vërejtur nga një qytetar.
Berisha ka shtuar se dyshimet e para dërgojnë tek një vdekje natyrore, pasiqë sipas tij në trupin e viktimës, nuk ka pasur shenja dhune, por që mjekësia ligjore do ta jep vendimin përfundimtar.
“Po është e vërtetë. Ekipet tona kanë dalur në vendngjarje, po ashtu edhe ekipet e mjekësisë ligjore. Deri më tani nuk ka elemente për shenja dhune, mund të jetë vdekje normale, por mjekësia ligjore do ta jep sqarimin pas autopsisë.
Vendi ka qenë mbi Kalanë e Prizrenit, saktësisht në vendin Pasha Qeshme, dhe bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, dikund rreth 40 apo 45 vjec. Viktimën e vërejtur një qytetar i cili ka lajmëruar Policinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...