Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot koncept dokumentin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.
Këtë e bëri të ditur vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku sqaroi se ky projekt ka për qëllim që të kontribuojë në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik që trajton penalizimin e veprimeve raciste dhe ksenofobike të kryera përmes sistemeve kompjuterike.
Edhe pse ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik ekziston që nga viti 2010, ai nuk ka gjetur zbatim, thuhet në njoftimin e tij.
“Problemi kryesor i ligjit aktual është se nuk ka gjetur zbatim andaj përmes draftimit të ligjit për siguri kibernetike synohet që të inkorporohet legjislacioni i BE-së, dhe njëkohësisht të ofrohet një bazë e mirë ligjore për mekanizmat e sigurisë në Republiken e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik”, shkroi mes tjerash Gashi./arbresh.info/
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë