Simiq: Kthimi i Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës nuk është i mundur tani

17:39 | 11 Shtator 2018
V. S.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq thotë se në këtë moment nuk ka mundësi që kjo listë të kthehet në koalicionin qeverisës.

Simiq në një deklaratë për RTK2, theksoi se gjithçka që mediat shkruajnë në lidhje me këtë  çështje i ka quajtur spekulime, transmeton Klan Kosova.

Nënkryetari i Listës Serbe deklaroi se serbët në Kosovë morën mesazhet e duhura nga Vuçiq, se çka donin të dëgjonin dhe se presidenti serb përsëri konfirmoi “sa është e nevojshme që ne të jemi të gjithë të unifikuar dhe të besojmë në udhëheqjen shtetërore të Serbisë”, transmeton Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme