Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të punojnë së bashku në Idlib për një zgjidhje diplomatike për të shmangur viktimat civile.
“Ajo çfarë ne propozojmë është shumë e qartë. Ndaloni sulmet në Idlib. Nëse brenga është prania e grupeve terroriste, të punojmë së bashku për t’i eliminuar”, tha Çavuşoğlu gjatë një konference në Rumani, transmeton portali arbresh.info.
Duke theksuar nevojën për parandalimin e viktimave civile, ai më tej u bëri thirrje Rusisë, Irani, SHBA-ve, Francës e Britanisë si dhe të gjithë akterëve që të punojnë së bashku dhe të gjendet një zgjidhje paqësore.
“Vrasja e njerëzve të pafajshëm, përfshirë gra e fëmijë, nuk është mënyra për të vendosur sovranitet territorial në Siri”, tha Çavuşoğlu
“U bëj thirrje të gjithëve që të ngrisin zërin dhe të ngritën kundër agresionit të regjimit në Siri dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore”, shtoi më tej.
Çavuşoğlu u takua në Rumani me homologët e tij rumun dhe polak./Arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?