Kosova e Suedia synojnë fuqizim të marrëdhënieve bilaterale

17:26 | 11 Shtator 2018
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny.

Pacolli, sipas komunikatës së MPJ-së, kanjoftuar ambasadoren Ahliny për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës.

“Pacolli ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Suedia ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet. Kreu i diplomacisë së Kosovës gjithashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve”, thuhet më tej në njoftim.

Nga ana tjetër, ambasadorja suedeze ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Suedisë për shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme