Google ADS

Presidenti Meta porosit Matoshin, kujdesuni për Prevallën

15:42 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka takuar sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

U.D Ministri Matoshi pasi falendëroi Presidentin Meta për përkrahjen dhënë Kosovës në procesin e saj integrues, prezantoi aktivitetet dhe planet e tij për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Ai theksoi rendësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë krijimin e
hapësirave të gjelbërta mes dy vendeve.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta shprehu gatishmerinë e tij dhe shtetit shqiptar për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të
shumta që kemi, thuhet në njoftimin për media.

Presidenti Meta kishte një porosi për U.D Ministrin Matoshi që të kujdeset për Prevallën pasi që sipas tij Prevalla është një vend shumë i bukur dhe ka një vlerë
të veçantë gjë që e bënë atë ta këtë shumë për zemër.

Matoshi duke i’u përgjigjur porosisë së presidentit Meta, deklaroi se Prevalla është pjesë e kujdesit institucional dhe investimeve që do të ndërmarrim në ruajtjen e parkut nacional “Sharri”.

Në fund Matoshi e Meta planifikuan edhe ndërmarrjen e një aktiviteti të përbashkët në kuadër të fushatës tre mujore për pastrimin e Kosovës.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme