Google ADS

Kampi i Pep Guardiolas kontakton mesfushorin e PSG-së

14:35 | 11 Shtator 2018
Arbresh Info

Kampi i Pep Guardiolas është takuar me mesfushorin e Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot, për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm në Manchester City verën e ardhshme.

Takimi, i cili ndodhi javën e kaluar, kishte për qëllim të masë interesimin e Rabiotit për të luajtur në Manchester City sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja aktuale e lojtarit me kampionin në Liga 1 skadon në fund të sezonit, por ai nuk ka shfaqur interesim për të vazhduar qëndrimin e tij në Paris.

Francezi do të jetë në gjendje për të arritur marrëveshje që t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër që nga janari i vitit 2019.

Liverpooli është përfolur rreth transferimit të Rabiotit, por raportet e fundit sugjerojnë që “Redsat” kanë hequr dorë nga mesfushori./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme