Ilkay Gundogan është i gatshëm për të refuzuar interesimin nga Barcelona në janar dhe është i hapur për të nisur bisedimet me Manchester Cityn për një marrëveshje të re.
Mesfushori gjerman ka ende edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij që i siguron 90 mijë funta në javë dhe është i lumtur për të vazhduar qëndrimin në Etihad nën udhëheqjen e Pep Guardiolas, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari është duke u kërkuar gjithashtu nga AC Milani dhe një numër i madh klubesh nga Bundesliga, ku ka nisur karriera e tij.
Por, ish ylli i Borussia Dortmundit ka paralajmëruar të ardhmen e tij afatgjate te City dhe është i vendosur për të nënshkruar kontratë të re me kushte të përmirësuara.
“Ilkay është i lumtur këtu dhe klubi dëshiron të mbajë atë në skuadër”, ka thënë për ‘The Sun’ një burim i tyre në Etihad.
“Ka interesim për të, por ai pritet të vazhdojë qëndrimin”
Gundogan iu bashkua Manchester Cityt nga Dortmundi në vitin 2016 për 20 milionë funta./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën