Mesut Ozil është duke u përfolur për një transferim tronditës te Fenerbahce.
Raportet janë duke sugjeruar që ekziston një mosmarrëveshje mes reprezentuesit të Gjermanisë dhe trajnerit të “Topçinjve, Unai Emery, i cili zëvendësoi francezin Arsene Wenger gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Ozil nënshkroi kontratë të re me klubin nga veriu i Londrës në muajin janar, megjithëse ai mund të vendos për largim nga klubi kur të rihapet merkato e transferimeve.
Ish lojtari i Real Madridit kishte një verë mjaftë të vështirë me Gjermaninë pas eliminimit nga fazat grupore të Kampionatit Botëror, ndërkohë që në aspektin personal lojtari është kritikuar për fotografinë e bërë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndonëse insiston se ajo nuk ka ndonjë lidhje politike.
Paraqitja e tij e ardhshme për Arsenalin do të jetë e dyqinda brenda të gjitha kompeticioneve, kohë gjatë të cilës ai ka shënuar 37 gola dhe ka fituar tri herë Kupën FA./arbresh.info/
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK nis sot turneun e ndryshimit, prezanton kandidatin për P...
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara