Google ADS

Më në fund, gratë shtatzënë nuk kanë nevojë të “hanë për dy”

13:55 | 11 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Shumica e grave, besojnë se gjatë kohës së shtatzënisë duhet të hanë edhe për foshnjën dhe kjo ide e përhapur nga të gjithë është pranuar shumë lehtë.

Sidoqoftë, ashtu siç duhet të shmangen zakonet dhe madje edhe ushqimet e caktuara gjatë shtatëzanisë, gjithashtu duhet të shmanget ushqimi i tepërt, kundrejt rrezikut që fëmija juaj të zhvillojë probleme të mbipeshës, transmeton portali arbresh.info

Sipas një studimi mbi shëndetin e fëmijëve, gratë shtatzëna duhet të hanë shpesh e nga pak.

Studimi ka gjetur se gratë që kanë konsumuar ushqim në mënyrë të rregullt gjatë shtatzënisë kanë pasur fëmijë më të shëndetshëm, ndërsa ato që kanë konsumuar ushqim “për dy” kanë rezulotuar se fëmijët e tyre kanë pasur probleme me obezitet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme