Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektro-Kosova” ka mbajtur protestë lidhur me ngritjen e pagave dhe zbatimin e Kontratës Kolektive.
Avni Hajdini kryetari i BSPK-së ka thënë se kjo protestë nuk ishte në detyrën e tyre por ishin te detyruar.
“Kërkesat tona janë këto: paga të dinjitetshme, zbatimi i marrëveshjes kolektive, të paguhet 0.5%, nivelizimi i pagave të bëhet. Sindikalistët duhet të jenë unik në përmbushjen e kërkesave të tyre. Sindikalistët nuk i realizojnë të drejtat e tyre pa luftë. Kjo është një luftë e jona dhe sindikatat gjithkund në botë i realizojnë kërkesat me protestë dhe me grevë. Nëse ky nuk është një mesazh për të gjithë ata, atëherë ne do të marrim hapat tjerë, do të shkojmë në grevë dhe pasojat bien mbi udhëheqësinë që nuk ndikojnë tek punonjësit tanë të cilët na kanë bërë si skllevër. Ne këtë nuk do ta lejojmë sepse nëse jemi të bashkuar këtë do ta realizojmë. Të jemi unik”, ka thënë ai.
Kryetari i SBASHK=ut, Rrahman Jashari ka thënë se Qeveria në krye me Haradinajn duhet të shoh situatën dhe të bisedoj me udhëheqësit sindikal për të zgjidhur problemet.
“Kërkesat e juaja janë reale sepse Kosova pa punën tuaj do të mbetej në errësirë, ashtu siç janë reale kërkesat e mësimdhënësve të cilët do ta linin në errësirë pa dije Kosovën. Uroj që Qeveria t’i plotësoj edhe kërkesat e juaja edhe tonat sepse në të kundërtën do të hyjmë edhe ne në grevë”, ka thënë ai.
Kryetari i këshillit grevist ka kërkuar nga institucionet të ndahet sa më shpejt buxheti për ta.
“Qeveri, Kuvend, institucione reflektoni sa më shpejt që të mos mbesni në errësirë sepse përgjegjësinë e mbani ju bashkë me KEDS-in”, ka thënë kryetari i këshillit grevist./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2109394942611264/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?