Aprovohet projektrregullorja për rekrutimin e zyrtareve në Shërbimin Korrektues

11:51 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e project rregullores për procedurën e rekrutimit të zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ministri Abelard Tahiri ka thënë se kjo projektrregullore plotëson infrastrukturën ligjore në rekrutimin e zyrtarëve në bazë të meritës, paanshmërisë, dhe trajtimit të barabarë.

“Projektrregullorja përmban 25 nene ku rregullon inicimin e procedures së rekrutimit, shpalljes së konkursit, shpalljen e rezultateve dhe procedura tjera. Me këtë rregullore u hapim rrugë rekrutimit të 120 gardianëve në shërbimin korrektues”, ka thënë ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/303287603792145/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme