Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deklaratat e tij në Mitrovicë ku është përmendur Sllobodan Millosheviqi janë keqkuptuar pasi disa nga mediat e kanë falsifikuar.
“Kushdo që e ka dëgjuar fjalën time në Mitrovicë ka mundur ta kuptojë se përmendja e Millosheviqit nuk ishte ‘zbukurim’ por kritik serioze ndaj politikës që kemi pasur”, është shprehur Vuçiq pas takimit me senatorin amerikan Ron Johnson.
Vuçiq ka theksuar se disa media në rajon kanë falsifikuar një pjesë të fjalimit të tij referuar Millosheviqit, pasi sipas tij Serbia nuk e udhëheq një politikë të tillë, transmeton lajmi.net.
“Një politikë e tillë mund të jetë aktuale nëse ka një Vuçiq të keq. Nëse ne ofrojmë paqe atëherë kjo nuk është Serbia që ata duan”, ka thënë Vuçiq me këmbëngulje se fjalimi iu ka falsifikuar.
Ai ka shtuar se në Mitrovicë ka folur për gabimet e Serbisë, rrugën drejt së ardhmes dhe për marrëdhëniet në mes serbëve dhe shqiptarëve.
Sipas Vuçiqit, shqiptarët dhe serbët duhet ta lënë pas të kaluarën dhe të shohin ka e ardhmja.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë