Sot fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.
Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
11.09 Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagja e Muhaxhereve, Vellushe (blloqet shtëpia e pleqve), Tophane
12.09 Dardania, Lakrishte, Arberia, Shkabaj, Ulpiana, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari
13.09 Prishtina e re (Veternik, Qëndresa, Lagja Nic ), Kodra e trimave dhe Vneshtat
14.09 Bregu i Diellit, Lagja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovice e Re
15.09 Taslixhe, Velani, Germi, Mat, Sofali, Taukbashqe
16.09 Hajvali, Barileve, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe Bërnicë e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll.
Në njoftim thuhet se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje