Mesfushorit i Juventusit, Blaise Matuidi e vlerëson Cristiano Ronaldon si “lojtarin më të mirë në botë” dhe beson se “ai do t’i ndihmojë në momentet më vendimtare të sezonit”.
“Zonja e Vjetër” ka qenë e hapur në ambiciet e tyre për të fituar në Evropë këtë sezon dhe ka nënshkruar me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të këtij kompeticioni për 100 milionë euro këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo ka diçka ndryshe, ne jemi duke folur për dikë që ka fituar pesë Topa të Artë”, ka thënë fillimisht Matuidi për ‘Gazzetta dello Sport’.
“Ju mund të thoni se ai është lojtari më i mirë në botë dhe të qenurit me të në bënë vetëm edhe më të lumtur. Ai padyshim se do të sjellë eksperiencën e tij”
“Ai është dikush që ka fituar shumë, veçanërisht në Ligë të Kampionëve, dhe ai do na ndihmoj shumë në momentet vendimtare të sezonit”
“Ne do të shohim atë në punë, por këtë herë ai do të jetë në anën tonë”
Juventusi është në një grup mjaftë të vështirë me Manchester United, Valencian dhe Young Boys./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...